Shmangini këto ushqime nëse vuani nga tensioni i lartë

Tensioni i lartë ose hipertensioni është një sëmundje tepër e rrezikshme, e cila mund të vërë jetën e njerëzve në rrezik të madh, ndaj sëmundjeve të zemrës.

Për të pasur hipertensionin nën kontroll, duhet vetëm të jetoni një jetë të shëndetshme dhe bëni një dietë të mirë ushqimore, si dhe ushtrimet fizike.

Tensioni i lartë është i menaxhueshëm nëse ndiqet një dietë e caktuar dhe nëse mund të shmangni disa lloje ushqimesh siç janë:

-Mishi dhe nënproduktet e tij që vijnë të paketuara. Mish i paketuar, që përfshin “hot dogs”, proshutë dhe sallami janë të lidhura me kimikate të cilat ndihmojnë për një kohëzgjatje më të madhe kohore, të produktit.

-Ushqimet e ngrira. Jeni në dijeni se ushqimet e ngrira janë ta gatuara një vit para se ju ti konsumoni? Një sasi e madhe kripe është e përdorur që mishi të këtë të njëjtën shije si të ishte i sapo bërë, në momentin që ju e konsumoni.