Shoferi godet një veturë në parking dhe ikë: Prishtinasi i dëmutar e kërkon nëpër rrjete sociale

0
223

Një qytetar është duke e kërkuar pronarin e një veture, pasi ky i fundit i dëmtoi atij veturën në parking në Veternik në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Me datën 5 janar të këtij viti, një veturë Peugeot 308 ka goditur një veturë Mercedes W211 e cila ishte e ndaluar në parkingun e një restorani në Veternik.

Pronarit të cilit i është dëmtuar vetura, në grupin ‘Marakli t’kerreve’ ka publikuar videon ku shihet se si vetura Peugeot 308, godet veturën Mercedes W211.

Rasti është paraqitur në Polici dhe është paraqitur si rast i shkaktimit të dëmit.

Shoferi në publikimin e tij në Facebook, ka kërkuar identifikimin e tabelave të veturës dhe ka kërkuar që të gjindet pronari i kësaj veture.

Më poshtë keni pamjet e momentit kur shoferi godet veturën e parkuar. /gazetametro.net