Shoferi hasi në një lopë të ngrirë pranë rrugës në Kazakistan

Një video e një lope që ngriu jo shumë larg rrugës për shkak të kushteve të këqija të motit u shfaq në kanalin YouTube Viral Life.

Në Kazakistan, temperaturat javët e fundit ishin shumë të ulëta, kështu që kjo lopë kishte mbetur e ngrirë në rrugë, transmeton Telegrafi.

Temperaturat ishin deri në -25 gradë Celcius.

Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar për 6 rajone të Kazakistanit, raporton Zyra Kombëtare të Motit Kazhydromet.

Rajoni Akmola do të përgatitet për mjegull dhe kushte të rënda atmosferike në vende.

https://twitter.com/Robert0Guiscard/status/1345248987356532736?s=20

Temperatura parashikohet të bjerë në -32 deri në -37 gradë Celsius, dhe -42 gradë lokalisht, gjatë natës. Probabiliteti i stuhisë është 85-90%.