Shokohet Arsenal, humb në shtëpi nga Brighton

Arsenal nuk po arrin kurrsesi që të kthehet në rrugën e fitores, sonte pësoi humbje 1 – 2  nga Brighton & Hove Albion.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Adam Webstar, kur po luhej minuta e 36-të e takimit.

Barazimin arriti ta gjente Alexandre Lacazette, në minutën e 50-të, por ky gol nuk mjaftoi që Arsenal të bënte ose të niste përmbysjen.

Në minutën e 80-të, Neal Maupay shënoi golin e epërsisë për Brighton 1 – 2.

Arsenal mban pozitën e 10-të në tabelë, pas 15 xhirove të luajtura, me 19 pikë të grumbulluara.

Brighton është në pozitën e 13-të, me 18 pikë të tubuara.