Shpallet aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë

0
454

Departamenti për Krime të Rënda nga Gjykata Themelore e Pejës, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit Milorad Zajiq.

Milorad Zajiq u lirua nga aktakuza gjoja se gjatë periudhës qershor – korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penale ”Organizimi i grupit dhe nxitja për të kryer gjenocid dhe krime të luftës”.
Pas këtij vendimi ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.
Sipas Gjykatës Themelore, nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Milorad Zajiq ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar, në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur.
Por ai ishte bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë ishin se ai ka të bëjë me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.