Shpallet konkursi për drejtor menaxhues të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur konkursin për drejtor menaxhues të kësaj kompanie.
Korporate energjike e Kosovës  Sh.A. (KEK Sh.A.) është aktualisht ndërmarrje publike dhe në strukturën e saj përfshihen minierat e thëngjillit, njësitë gjeneruese të TC A dhe B, financat dhe kontabiliteti, shërbimet e korporatës dhe Auditimi i Brendshëm. KEK Sh.A. aktualisht realizon të hyra vjetore prej rreth 150 milion €.
Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për pozitën drejtor menaxhues duhet të kenë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridikut.
Po ashtu, kandidatë duhet të kenë se paku 5 vjet përvojë pune, duke përfshirë edhe përvojë pune të suksesshme në poste të larta drejtuese.
Afati i fundit për aplikim: 20 prill 2018 (e enjte), ora 16:00