Shpend Ahmeti ‘godet’ Qeverinë: Dështoi me masat e vendosura, po e shkatërron ekonominë, dhe s’po i ndihmon aspak bizneset

Kryetari i Prishtinës e ka kritikuar Qeverinë Hoti, në lidhje me masat e vendosura para dy javësh.

Ai ka shkruar se këto masa s’kanë pasur asnjë efekt sa i përket numrit të të prekurve, pos që e kanë dëmtuar ekonominë.

“Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurfarë obligimi ndaj tyre”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njejta ose më të larta se para dy jave.

Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruga që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar.

Gjysëm – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurtë. Dora gjysëm e hekurtë pa kurfarë dore të ndihmes zvogëlon besimin në institucione.

Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurfarë obligimi ndaj tyre.

Lini një Përgjigje