Shpend Ahmeti i quan zhurmagji asambleistët e Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpesh në Kuvendin Komunal përballet me kritika dhe akuza jo të drejta nga ansambleistët e Vetëvendosjes.

Ai këta i ka quajtur zhurmagji dhe shumë pak të informuar, njofton Klan Kosova.

“Kur ata i bëjnë kritikat dhe ua them se si është puna, del që ata as nuk e kanë pasë mirë dhe as nuk e kanë ditur se për çka po flasin. Posaçërisht po flas për disa asambleistë të VV-së që si duket e kanë synim me çdo kusht të bëjnë zhurmë dhe të drejtojnë akuza të paqena”.

“Unë nuk mund të jem profesor dhe t’ua mësojë ligjet sa herë që ata kanë nevojë”.

Ahmeti në “Ju Flet Prishtina” tha se të gjithë ata që janë të pakënaqur e kanë derën e hapur për të drejtuar ankesa.