Shpend Ahmeti ka mohuar se është duke biseduar me AAK

589
Foto ilustrim

Sot gjatë ditë kanë qarkulluar lajme se AAK është biseduar me Shpend Ahmetin për ta marrë në partinë e tyre. Gjendjen jo të mirë në lëvizjen Vetëvendosje, po mundohet ta shfrytëzoj AAK-ja.

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë për Express se janë duke përcjellë zhvillimet brenda VV-së. Megjithëse, sipas tij, nuk i gëzohen aspak kësaj krize, AAK-ja po pret se si do të rezultojë.  “Pasi të shohim që kanë marrë ndonjë vendim, atëherë ne do të bisedojmë”, i tha Blerim Kuçi Gazeta Express përmes telefonit, i pyetur nëse AAK-ja i ka bërë ftesë Ahmetit për të aderuar. “Me sa di unë ftesë nuk ka, por afërsi ka”, tha ai.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka mohuar se është duke negociuar me AAK për kalimin e mundshëm të tij në këtë subjekt. Ahmeti ka thënë se nuk është duke zhvilluar negociata lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam pas as nuk kam kurrfarë negociate me AAK-në. E kam thënë disa herë këtë të njëjtën deklaratë”, ka deklaruar Ahmeti, për Telegrafin.