Shpend Ahmeti: Le ta largon Albini nga lista Liburn Aliun dhe Rexhep Selimin, unë e largoj Molliqajn

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka shprehur pakënaqësinë e tij që ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e sulmon partinë që ai sot e udhëheq.

“Që një vit e gjysmë thes boksi jemi bërë” për VV’në, është shprehur Ahmeti, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“S’ka zyrtar, s’ka aktivist që s’ka përdorur gjuhë denigruese”, ndaj PSD’së, ka thënë Ahmeti.

“S’kanë lënë gjë pa thënë”, ka theksuar.

Ahmeti ka kritikuar VV’në, duke thënë se “e kanë harruar luftën kundër PDK’së”.

Sa i përket kërkesës së VV-së që Dardan Molliqaj të largohet nga lista zgjedhore pas problemit me Haki Abazin mbrëmë në emision.

“Le ta heq Albini nga lista Liburn Aliun dhe Rexhep Selimin, unë sonte po e largoj Dardan Molliqajn”, ka thënë Ahmeti, duke i përmendur përleshjet fizike që më parë kanë pasur Liburn Aliu sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës, si dhe rrahja e Rexhep Selimin në Kuvendin e Kosovës me Latif Gashin dhe Bekim Haxhiu.

Deklaratat e Ahmetit vijnë pas incidentit të raportuar fizik mes kandidatit të VV’së për deputet, Haki Abazi, dhe atij të PSD’së, Dardan Molliqaj, pas emisionit “Pressing” të televizionit T7, të mërkurën.

Lini një Përgjigje