Shpend Ahmeti publikon numrin e emergjencës për bllokimet nga bora

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për gjendjen e trafikut pas kushteve të krijuara atmosferike nga të reshurat e borës.
Ahmeti ka thënë se të gjitha kompanitë e kontraktuara kanë qenë tërë natën të angazhuara në terren me kapacitete të plota, ndërsa ka apeluar tek qytetarët për qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë.
”Të gjitha kompanitë e kontraktuara kanë qenë tërë natën në terren dhe vazhdojnë të punojnë me kapacite të plota. Rreshjet pritet të vazhdojnë prandaj lusim për qarkullim te kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Me prioritet janë arteriet kryesore dhe vendbanimet e bllokuara. Për çdo emergjencë lajmërohuni në Qendrën e Thirrjeve 038 245 666 dhe 038 245 777”, shkruan Ahmeti në facebook.