Shpërthen “Elbasan Arena”, Shqipëria triumfoi ndaj Islandës

Shqipëria e ka mposhtur Islandën në “Elbasan Arena” sfidë kjo e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020”, shkruan fokusi.info.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Shqipërisë, me golin e shënuar nga Kastriot Dermaku në minutën e 32-të.

Në minutën e 47-të Sigurdson ndëshkon kuqezinjtë duke barazuar rezultatin 1 – 1.

Por, kapiteni Elseid Hysaj, i cili i me një kombinim me Manajn kalon përsëri Shqipërinë në avantazh në minutën e 52-të

Sërish islandezët barazojnë në të 58’ me Sigthorson dhe gjithçka nis nga e para.

Isht Odise Roshi në minutën e 78-të me një gjuajtje me të djathtën, me topin që devijohet nga një mbrojtës islandez, shënon golin e tretë për kuqezinjtë.

Vetëm 5 minuta më pas, Sokol Cikalleshi shënoi golin e katërt për Shqipërinë për rezultatin përfundimtar 4-2.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet e katërta në tabelë me 9 pikë, Islanda gjendet në pozitën e tretë me 12 pikë, kurse Franca gjendet në vendin e dytë me 15 pikë, aq sa ka edhe Turqia, e cila gjendet në vendin e parë, falë golaverazhit më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=KUgarzBwxHo