Shpërthen LB-ja, kërkon shkarkimin e zv/kryeministrit Jevtiq dhe ministrit Rikallo

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta shkarkojë zv.kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrimeve anti-shtet.

“Kryeministri Haradinaj të shkarkojë zv.kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrimeve anti-shtet”, shprehet Murati.

Ai ka kërkuar edhe nga presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit që për kohë të limituar do të çonte përpara proceset më të rëndësishme për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin për të mbetur peng i Listës Serbe.

“Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit që për kohë të limituar do të çonte përpara proceset më të rëndësishme për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin për të mbetur peng i Listës Serbe”, ka shkruar Murati.

Lini një Përgjigje