Shpërthen një gyp i ujit në Kryeqytet, kjo lagje do të mbes pa ujë

Është dëmtuar një gyp i ujit në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, si pasoj e kiësaj disa zona do të mbesin pa ujë, këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku.

Ja njoftimi i plotë:

Para pak çastesh, gypi kryesorë i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani ” është e dëmtuar me ç’rast ne jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për një pjesë të zonës në fjalë, pastaj rrugës”Tring Smajli” dhe”Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njejtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë.

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e zonave të lartëcekura!