Shpërthim i fuqishëm në Paris, disa njerëz të plagosur

564
Zjarrfikësit po përballen me një zjarr në qendër të Parisit, pas një shpërthimi të fuqishëm që raportohet se ka plagosur disa njerëz.
Makinat u shkatërruan dhe disa ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi në “Rue de Trevise”.
Policia ka kërkuar nga njerëzit që të qëndrojnë larg zonës për të lejuar punën e shërbimeve emergjente.
Një rrjedhje gazi mendohet të ketë shkaktuar shpërthimin në një furrë.