Shpërthim në Hagë

0
243

Një shpërthim në Hagë të Holandës ka shkaktuar rrëzimin e një pjese të një ndërtese, siç raportojnë mediat lokale të dielën.

“RTL News” raporton se shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet akoma, “ka rrëzuar shtëpi” dhe se nën rrënoja mund të jenë njerëz të ngujuar.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe shërbimet emergjente.