Shpërthim në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në veri të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një granatë dore që është hedhur në një shtëpi në rrugën “Dar Dushan”.
Mësohet se ka dëme material, por nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar.
KosovaPress mëson se banorët shqiptarë që jetojnë në atë lagje janë të shqetësuar.

Lini një Përgjigje