Shpresa Krasniqi Azemi kandidate për Këshillin Bashkiak në Komunën Herrenberg në Gjermani

Shpresa Krasniqi Azemi me prejardhje nga Komuna e Vushtrrisë, e martuar në Mitrovicë është kandidate për Këshillin Bashkiak (Asamblenë) në Komunën Herrenberg në republikën Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Në një bisedë për Fokusi.info ajo ka treguar se ka kandiduar për Këshillin Bashkiak (Asamblenë)  në Komunën Herrenberg nga Partia “Lista e Gruas” (Frauenliste) me numër 20.

“Jam përfaqësuese e qytetarëve, kurse para dy viteve jam shpallur “Qytetare nderi” e Komunës Herrenberg nga kryetari i komunës, theksoi ajo.

“Lista e Gruas” (Frauenliste) është parti politike që lufton për të drejtat e qytetarëve të Herrenbergut në përgjithësi. Po ashtu, angazhohet për përfaqësim të shumicës së grave në Këshillin Bashkiak.

“Jam 45 vjeçare, e martuar dhe kam dy djem të moshës 20 dhe 17 vjeç.

Unë u rrita në qytetin e Vushtrrisë. Pak pas diplomimit, shkollat ​​në mbarë Kosovën u mbyllën për arsye politike. Unë u trajnova si rrobaqepëse për të fituar para. Në të njëjtën kohë fillova të studioja gjuhën shqipe. Pas një semestri, i ndërpreva studimet për shkak të luftës. Më 1998 erdha në Gjermani, rrëfen ajo për Fokusi.info.

Ajo ka hapur biznesin e saj të rrobaqepësisë para katër viteve.Që nga themelimi i projektit “Tunika” në vitin 2012, ku jam udhëheqëse e këtij projekti, gratë me dhe pa sfond migrimi punojnë artizanat dhe praktikojnë në gjermanisht.

“Tunika” u nis nga shoqata “Flüchtlinge und wir” në bashkëpunim me zyrën e barazisë në qytetin e Herrenbergut”.

Po ashtu, ajo punon si ndihmëse në spitalin Herrenberg.

“Votoni numrin 20 për një përfaqësim dinjitoz”, tha Shpresa.

Zgjedhjet mbahen më 26 maj 2019 (e diele)./Fokusi.info/

Linkun e subjektit politik “Lista e Gruas” (Frauenliste) e gjeni: Këtu