Shqipëri, 900 mijë vaksinime

0
71

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 900 000 vaksinime anticovid në vend.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën mbrëmjen e djeshme 11,700 doza të tjera vaksine “Pfizer”. 1,079,650 është sasia e vaksinave antikovid të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./Fokusi.info/