Shqipëria deklason San Marinon dhe merr pozitën e dytë në grup

0
120

Shqipëria ka bërë një paraqitje fantastike dhe e ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 5-0 në “Air Albania”.

Kuqezinjtë shënuan vetëm një gol në pjesën e parë më anë të Rey Manajt në minutën e 38’, por i realizuan edhe katër të tillë në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Laci, Broja, Hysaj dhe Uzuni u shënuar në listën e realizatorëve në pjesën e dytë për t’i siguruar tri pikët e radhës shumë të rëndësishme.

Grupi I kryesohet nga Anglia me 18 pikë, ndërsa Shqipëria tani është në vendin e dytë me 12 pikë, dy më shumë se Polonia e vendit të tretë.