Shqipëria dhe Lihtenshtejni – Shiko këtu ndeshjen

Në stadiumin “Haladas Sportkomplexum” në Hungari, në ora 20:00, Shqipëria do të zhvillojë sonte miqësoren e parë nga dy të fundit përpara startit të kampionatit Europian.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Lihtenshtejnit, në një ndeshje që pak ka të bëjë me Euro 2024, duke qenë se vetë trajneri Sylvinho në lidhje me miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin ka pranuar:

“Ideja ime është që të hedhim në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak. Dhe të rikuperojmë ata që kanë luajtur më shumë me klubet e tyre”.

Kundër Lihtenshtejnit, Sylvinho ka ndërmend të provojë disa lojtarë që nuk kanë marrë shumë hapësirë në ekipin kombëtar.

Armando Broja pritet ta nisë nga minuta e parë këtë takim, duke qenë se nuk mori pothuaj fare minuta me Fulham. Edhe Arbër Hoxha mund të ketë shansin e tij në të majtë.

Në krahun e djathtë do ta nisë Jasir Asani, që është titulluar i kombëtares, por nuk është aktivizuar fare me skuadrën e tij kohët e fundit. Ndërkohë minuta pritet të marrin edhe Gjasula, Laçi, të cilëve mund t’u jepet mundësia që në fillim, apo me lojën në vazhdim.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE

Lini një Përgjigje