Shqipëria do të dërgojë libra të gjuhës shqipe në Luginë

0
265

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit e Shqipërisë, Besa Shahini është takuar sot në Bujanoc me homologun e saj nga Serbia, Mlladen Sharçeviq, me të cilin ka diskutuar për problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.

Postimi i Shahinit në Facebook:

Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.

Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim.

Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.