Shqipëria do të jetë e dyta në finale

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, ka dhuruar një paraqitje impresionuese të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e “Eurovisionit”. Shqipëria ishte njëra ndër dhjetë shtetet që u kualifikua në finale.

Sipas radhitjes, Jonida Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00 të datës 18 maj , pas Maltës.

Gjatë gjysmëfinales së parë kanë kaluar në finale; San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia.

Nga gjysmëfinalja e dytë u kualifikuan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.

Lini një Përgjigje