Shqipëria ka mposhtur Andorra-n

Shqipëria ka arritur të arkëtojë tre pikë ndaj Andorras në udhëtim në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Shqipëria ka arritur fitore në udhëtim ndaj Andorras.

“Kuq e zinjtë” provuan gjatë gjithë ndeshjes, dhe Andorra mbrohej mirë gjë që e bëri të vështirë depërtimin në fazën e fundit për Shqipërinë.

Pas disa tentativave të çuara dëm, Lenjani u tregua i saktë në min (41′) duke shënuar një gol të bukur.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, dominimi i Shqipërisë vazhdoi, por duhet vlerësuar edhe mbrojtjen e Andorras të cilët ishin efektivë.

Cikalleshi pati një rast nga goditja e dënimit në min (72′) por që topi qëlloi murin kundërshtar.

Shqipëria në fund doli triumfuese, rezultati përfundimtar, Andorra 0-1 Shqipëria.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë pas Anglisë e cila ka mundur San Marinon me rezultat të thellë.

Lini një Përgjigje