Shqipëria mposhti Moldavinë (video)

0
140

Shqipëria ka marrë një fitore të vuajtur ndaj një kundërshtari modest si Moldavia me rezultatin 2 – 0 në “Elbasan Arena”.

Shqipëria krijoi disa raste në pjesën e parë, por pa konkretizim. Hysaj humbi një rast ideal në minutën e 4′, pasi nuk devijoi një top vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga portieri kundërshtar. Sadiku në minutën e 23′ lëshoi një goditje nga jashtëzone, por që gjeti reagimin e mirë të Koselev. Pjesa e parë u mbyll pa gola 0 – 0, shkruan Fokusi.info.

Në pjesën e dytë, Shqipëria e rriti presionin ndaj kundërshtarit. Kështu që, pas largimit të Sadikut, hyri në lojë Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 66-të, shënoi gol pas një aksioni të mirë me Uzunin dhe Roshin për rezultatin 1 – 0.

Goli i dytë u shënua nga Ylber Ramadani me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 93-të për rezultatin 2 – 0.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda.