Shqipëria përmirëson renditjen në Indeksin Global të Tranzicionit Energjetik

0
283

Falë reformave të ndërmarra Shqipëria renditet tashmë e 38-ta në botë sipas klasifikimit të Forumit Ekonomik Botëror në Indeksin Global të Tranzicionit Energjetik.

Ish-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ndau sot të dhënat e raportit të Forumit Ekonomik Botëror.

Gjiknuri tha se “ky Forum ka analizuar 115 shtete të ndryshme të botës sa i përket performancës së sistemeve energjetike, por edhe gatishmërisë për të kaluar drejt një sistemi më të sigurt, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm energjetik”.

“Shqipëria është një prej vendeve të analizuara dhe falë reformave të suksesshme që kemi ndërmarrë renditet tashmë e 38-ta në botë sipas klasifikimit të Forumit Ekonomik Botëror në Indeksin Global të Tranzicionit Energjetik”, tha Gjiknuri./atsh