Shqipëria u kthehet fitoreve, e mposht thellë Andorën (video)

0
449

Nën udhëheqjen e Ervin Bulkut, pas shkarkimit të Christian Panucci, Shqipëria ka triumfuar ndaj Andorrës, me rezultatin 0:3

Kuq e zinjtë triumfuan me rezultat të thellë, për të grumbulluar pikët e para në eliminatoret e Euro 2020.

Golin e parë në këtë takim e realizoi bomberi Armando Sadiku, kur po luhej minuta e 21’ e takimit.

Fitoren e Shqipërisë e vulosi sulmuesi tjetër, Bekim Balaj, në minutën e 87 të takimit, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Amir Abrashi, në minutën e 90′.

Shqipëria kështu grumbullon 3 pikë në dy ndeshje të luajtura, në kuadër të grupit H në eliminatoret e Euro 2020.