Shqiptarët rrëmbejnë të riun duke i kërkuar familjes mijëra euro, intervenon INTERPOL-i

0
247

Katër shqiptarë të moshës 19, 35, 41 dhe 49 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke për rrëmbimin e një bashkëkombasi 31-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Arrestimi është bërë mbrëmjen e kaluar në Nemea, Corinth. 31-vjeçari i rrëmbyer ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri, të alarmuar, kishin bërë denoncim në polici.

Megjithatë ishte një telefonatë e pengmarrësve drejt familjes, që i vuri ata në dijeni se çfarë po ndodhë me djalin e tyre. 4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja shumën prej 10,000 euro për ta liruar pengun, për arsye ende të paqarta. Dyshohet se ky veprim u krye për të marrë vetëm shumën e parave.

I riu u mor nga 49-vjeçari

49-vjeçari mendohet të ketë rol kryesor në rrëmbimin e të riut pasi ishte ai që e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Celulari i futi në kurth

Pas denoncimit në polici, autoritetet shqiptare vunë në dijeni menjëherë INTERPOL. Vendndodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre. INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e policisë në Corinth, të cilët kryen bastisjen e banesës në Nemea. Atje, ata gjetën 31-vjeçarin e lidhur dhe katër pengmarrësit.