Mediat zvicerane kanë vlerësuar punën e komunitetit shqiptar, si model integrimi, sinqeriteti dhe dinamizmi.
Ata vazhdojnë të mbajnë kulturën shqiptare, me aktivitete kulturore, artistike dhe sportive.
Siç shkruan arcinfo.ch themeluesi i klubit të futbollit FC Kosova, shkollës shqipe, dhe të shoqërinë kulturo-artistike, kanë marrë pjesë në një event shumë të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch.
Më 24 shkurt kanë prezantuar për qytetarët zviceranë në kantonin e Neuchatelit, kuzhinën tradicionale, kulturën, bujarinë, traditën, dhe mirësinë tonë shqiptare, ku kanë marrë pjesë të gjitha institucionet kantonale dhe komunale.
Ata kanë prezantuar ushqimin tradicional shqiptar, por edhe kulturën shqiptare, duke i impresionuar edhe zviceranët.