Shqiptarët “skuqin” New Yorkun (foto)

Ditën e djeshme në Manhattan startoi “Parada e Shqiptarëve 2019” ku qëllimi kryesor ishte forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

“Albanian Roots” (Rrënjët Shqiptare), bëri të mundur këtë organizim të përvitshëm i cili bëri bashkë një numër të madh shqiptarësh që jetojnë në SHBA si edhe të tjerë që shkuan atje për këtë event.

Këtë vit Parada Shqiptare, iu dedikua çamëve, në përkujtim të viktimave të gjenocidit grek 75 vite më parë.