Shqiptarëve në Tuz iu duhet edhe një deputet për koalicion (Video)

Partitë shqiptare edhe pse morën shumicën në zgjedhjet lokale në komunën më të re në Mal të Zi, Tuzin, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë, nuk mund ta udhëheqin atë pa një koalicion pas-zgjedhor, njofton Klan Kosova.
Pretendenti për Kryetar të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë me dije se mbetet të vendoset në ditët në vazhdim, por që përafrime kanë me Demokratët, të cilët kanë siguruar një ulëse me kandidatin e tyre shqiptar.