Shqiptari i vrarë në Gjermani ishte i dyshuar për drogë

160

Një shqiptari i moshës 42-vjeçare është vrarë të hënën në qytetin e Krefeldit në Gjermani.

Ai u qëllua me dy plumba pas kokës.

Lidhur me rastin policia po i kërkon dy persona.

Siç raporton gazeta Bild, i ndjeri ishte i dyshuar për drogë dhe hajni, përcjell Klankosova.tv

I njëjti jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe ishte i pastrehë.

Kryeprokurori Axel Stahl, ka thënë se viktima nuk ka qenë e rastësishme.

Por, sipas tij ende nuk dihen motivet e ngjarjes së përgjakshme.

Si ndodhi vrasja?

Dy të dyshuarit me një veturë të vjedhur të tipit “Peugeot” ngjyrë e kaltërt ishin parkuar në rrugën “Garner” në Krefeld duke e pritur viktimën.

Sapo kishte mbërritur 42-vjeçari shqiptar, ata kishin zbritur nga vetura dhe kishin qëlluar me katër plumba në drejtim të tij, dy prej të cilave ishin fatale.

Ata kishin ikur në këmbë drejt Unazës Alter Deutscher, ku me shumë gjasë kishin hipur në një makinë tjetër.

Në çka po dyshojnë hetuesit?

Hetuesit po dyshojnë se rasti ka të bëjë me drogë.

Siç raporton “Bild”, në Krefeld po mbahet një proces gjyqësor në lidhje me shitblerje të drogës.

Sipas hetuesve, viktima ishte dëshimitarë në proces.

Rasti i së hënës mund të mos ketë të bëjë direkt me gjyqin që po mbahet.

Kjo sepse shqiptari se kishte të nevojshme të paraqitej në gjykatë, raporton gazeta gjermane BILD