Shqiptari pas hekurave në SHBA për terrorizëm, si u zbulua nga biseda me agjentin e FBI

0
299

Biseda me agjentin e FBI-se nxorën zbuluar një shqiptar në SHBA, që tashmë është pas hekurave nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas.

Mediat e huaja shkruajne se Fabjan Alameti 21 vjeç, ishte zbuluar nga bisedat per t’u bashkuar me ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë, si edhe për t’u hakmarrë ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Ne sallën e gjyqit, një agjent i FBI-së deklaroi se 21-vjeçari ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS.

Por ai nuk e dinte se ishte një person që po mbahej në vezhgim dhe në fillim të këtij viti kishte biseduar me një informator të FBI-së, me të cilin kishte folur për të luftuar me ISIS në Siri dhe Irak, si dhe për të bërë në sulm në SHBA kundër një objekti të ushtrisë, ndërtesave qeveritare, qendrës së homoseksualëve, apo një tempulli hebre.

Më pas kishte thënë se nuk do bëntë asnjë sulm, pasi SHBA i kishte dhënë shtetësinë.

Në një tjeter bisedë ai kishte thënë “Do të sulmoj njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun“, për sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Më pas ai kishte shkruar në një dyqan armësh dhe bënte qitje me pushkën të cilën e kishte marrë me qira për 35 dollarë.

Në pranga, sipas policise ai u vu sepse arma ishte pa leje dhe përdorej nën efektin e drogës.