Shqiptarja shpërblehet me çmimin Fotografia e vitit në “IFF of New York”

Fadil Berisha është njëri nga fotografët më të mirë që punon dhe jeton në SHBA, mirëpo pos tij, e suksesshme e që ka vjet që punon në Amerikë është edhe Liridona Gjokaj, e cila ka realizuar një numër të madh të imazheve të modeleve dhe artisteve.

Kjo ka bërë që Liridona për punën e mirë të shpërblehet edhe në një festival të njohur në Shtetet e Bashkuara, shkruan telegrafi.

“International Film Festival of New York” ka shpërblyer Liridonën me çmimin Fotografia e vitit 2019, të mbajtur në New York.

Liridonën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë.