Shtatëmbëdhjetë vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi: Serbia vazhdon të fsheh krimet (Video)

Në 17-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, disa dhjetëra ekspertë të njohur që kanë punuar apo punojnë në nivelet më të larta qeveritare, akademike dhe shoqërinë civile, kanë ndërmarrë një aksion.

Ata kanë nënshkruar një letër të hapur ku u kërkohet udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që të angazhojnë Qeverinë e Serbisë për zbardhjen e krimeve të luftës, përfshirë rastin e vëllezërve Bytyçi.

Nënshkruesit theksojnë “shqetësimin e thellë lidhur me ritmin e ngadaltë të Serbisë në ndjekjet penale për krimet e luftës”.