Shtatori, me nxënës në klasë apo në shtëpi?

Shkruan: Burim Gjaka

Pasi që jemi në pritje se çka po vendosin Institucionet Shtetërore për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, është e rrugës secili që ka mundësi ta jap kontributin e tij në këtë fushë, qoftë edhe duke dhënë ide apo forma tjera. Mirëpo fillimisht për të ecur tutje duhet bër një analizë të thuktë se si ka përfunduar mësimi online gjatë 3 muajve të kaluar dhe në varësi të asaj analize duhet të ndërtohen politikat dhe planet e veprimit për ecje tutje.
Ne kemi mbajtur mësim online dhe në distancë përmes televizionit e tashmë MASH po bën përgatitje për ti trajnuar mësimdhënësit për mësim dhe vlerësim online gjë që rezulton se mësimi i tillë deri më tani paska qenë jo i duhuri dhe pa përgatitje. Shpresojmë që MASH mos ta bëj gabimin e njëjtë sikur me rastin e kurrikulës, ku u trajnuan mësimdhënësit për zbatimin e kurrikulës por jo edhe drejtorët e shkollave të cilët janë adresa e parë për mbikqyrjen e realizimit të procesit mësimor në shkolla. Për çdo risi që futet në shkolla fillimisht duhet të trajnohen zyrtarët e MASH, inspektorët arsimor, zyrtarët e DKA- ve, drejtorët e shkollave e pastaj mësimdhënësit sepse kjo hallkë duhet të funksionoj në mënyrë zingjirore.

Në anën tjetër gjatë asaj kohe kemi mbajtur për 4 ditë mësim plotësues me klasët e nënta në shkolla dhe ky proces nuk ka rezoltuar me të infektuar as nga nxënësit e as nga mësimdhënësit e që mund të jetë një shpresë se mund të mendohet edhe kjo formë. Poashtu gjatë këtij procesi kemi qaluar shumë në aspektin teknologjik, ku kemi pasur mungesa në paisje, rrjet të internetit e deri edhe te televizionet. Ndërsa edhe udhëzimet nga Ministria e Arsimit nuk kanë qenë shumë të qarta e as të duhura bile edhe të vonuara.
Dhe tashmë në bazë të kësaj analize të së kaluarës duhet ta përgatisim planin e veprimit për fillimin e vitit të ri shkollor. Po mundohem të jap disa rekomandime se si unë mendoj të realizohet mësimi këtë vit për nivelin 1 dhe 2 ( kl. I-IX). Personalisht mendoj që organizimi i mësimit vetëm online dhe me ligjërim nga televizioni nuk do të tregohet i suksesëshëm, sidomos për klasën e parë dhe disa lëndë të veqanta, në nivwlin 2, si matematika, fizika, kimia etj. të cilat do i sqaroj më poshtë.

Unë mendoj që duhet të realizohet një sistem i kombinuar me mësim në klasa dhe mësim online. Institucionet shtetërore duhet të investojnë në shkolla, sidomos në paisjen e shkollave me rrjet të internetit, aty ku mungon, paisje teknologjike dhe duhet kontraktuar kompani të specializuara për dezinfektimin e objekteve shkollore kohë pas kohe, sepse kështu e kërkojnë edhe rekomandimet e OBSH-sê dhe IKSHPK-së. Higjiena në objekte duhet të jetë në nivel. Dezinfektimi i shkollave nuk mund të bëhet nga njerëz joprofesional, me moshë të shtyer e shpeshë edhe me sëmundje shoqëruese siq e kemi stafin teknik në shumë shkolla.

Mësimi për nivelin 1 ( klasat I,II,III,IV dhe V), për lëndët kryesore gj.shqipe dhe matematikë duhet të mbahet në shkolla. Orari mësimor dhe koha e pushimeve duhet të përshtaten konform kushteve infrsatrukturore, sanitare dhe mënyrës së transportit të fëmijëve. Klasët duhet të ndahën në grupe, maksimumi 15 nxënës për klasë. Ndërsa lëndët tjera duhet të mbahen online nga shtëpia.

Në nivelin II ( klasët VI, VII, VIII dhe IX) mësimi në matematikë dhe shkencat e natyrës (biologji, kimi, fizikë) duhet të mbahet në shkolla. Në fushën kurrikulare gjuhët dhe komunikimi ndonjëherë kur duhet të shtjellohen tema që është vështirë të bëhen nga distanca mësimi duhet të realizohet në shkolla. Mësimi në shkencat shoqërore ( histori, gjeografi, ed.qytetare), aret e bukura, tik dhe edukim fizik dhe shëndetsor duhet të mbahën online nga shtëpia. Edhe në këto klasa nxënësit duhet të ndahen në grupe ku duhet të funksionoj distanca e lejuar prej nxënësit në nxënës.

Në secilin rast të organizimit të mësimit në shkolla, maska, higjiena dhe distanca duhet të mbeten të detyrueshme dhe jo dëshirore.

Mësimi online në lëndët e lartëcekura mund të mbahet edhe nga shkolla. Nëse institucionet shterërore mund të paisin shkollën me paisje të nevojëshme teknologjike, mësimdhënësit mund të ligjërojnë nga klasa, kurse nxënësit ta përcjellin mësimin nga shtëpitë e tyre.
Shpresojmë se MASH do të përcaktohet për një model makismalisht të realizueshëm dhe të suksesëshëm, vetëm se kushtet ekonomike në familjet tona do të jenë determinuesi edhe i këtij suksesi apo mossuksesi!

Sa i përket vlerësimit të nxënësve gjithsesi duhet të bëhet në shkolla, jo online. Secila shkollë me një udhëzim apo rekomandim paraprak nga MASH duhet të krijoj kushte për vlerësimin përfundimtar të nxënësve. Ky vlerësim duhet të realizohet muajin e fundit të periodës së parë ( nëse pandemia zgjatë veprohet në bazê të rrethanave) dhe shkollat duhet t’iu përmbahen rekomandimeve OBSH-së dhe IKSHPK-së.

Lutemi parimisht për shëndetin e të gjithëve dhe shpresojmë se do ia dalim!