Shtiret kinse ka këputur gishtin me thikë derisa po përgatiste drekën – e ëma filmon gjithçka për t’u tallur me fëmijët (Video)

Një nënë kishte menduar një ide “brilante” për t’u tallur me fëmijët e saj, kur vendosi që të shtiret se ka këputur gishtin me thikë derisa po përgatiste drekën.

Felicity Kane kishte fshehur në shuplakë të dorës gjysmën e gishtit të mesëm, dhe kështu në afërsi të pjesës tjetër kishte vendosur një karotë të lyer me një ngjyrë të kuqe, me qëllim që t’i ngjajë sa më shumë gjakut, transmeton Telegrafi.

Kështu kishte filluar të bërtas duke i thirrur fëmijët që ishin në dhomën tjetër, me të parë se çfarë kishte ndodhur ata filluan të bërtasin dhe u kapluan nga paniku duke mos ditur si të reagojnë.

Megjithatë pas disa sekondave ajo ua bën me dije se janë pjesë e një shakaje, me të cilën kishte dashur t’ua kthej “borxhin” për një shaka që ata ia kishin bërë kohë më parë.

https://youtu.be/6Ppb2f7XSLY