Shtohen kontrollet policore në autostrada

Policia e Kosovës thotë se po  vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.
“Njësia për Kontroll të Autostradave, përveç aktiviteteve tjera po vazhdon aktivitetet patrulluese në autostrada me qëllim parandalimin e aksidenteve, shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se janë përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve në lëvizje sa i përket mos respektimit të shpejtësisë së kufizuar.