Shtrigat ukrainase planifikojnë ritualin për të ‘rrëzuar’ Putinin

0
205

Disa shtriga në Ukrainë kanë zbuluar planet për të ‘rrëzuar’ presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve në Ukrainë. Me anë të një postimi në Instagram, ato kanë njoftuar se plani i tyre ndahet në tri faza (pa i specifikuar) dhe rituali do të mbahet më 31 mars. “Ne, shtrigat e Ukrainës, në bashkëpunim me partnerët e huaj, do të kryejmë një ritual të ndëshkimit të armikut të popullit ukrainas Vladimir Putin”- shkruajtën ato.

Deri më tani 13 persona që e cilësojnë veten si shtriga kanë shprehur interes për të marrë pjesë në këtë ritual. Është e paqartë saktësisht se çfarë do të bëjnë shtrigat për të arritur qëllimin, megjithëse ato thonë se armiku i tyre ishte i mbrojtur mirë. Në një postim vijues në Instagram, shtrigat paralajmëruan gjithashtu se rituali mund të dështojë dhe të dëmtojë ata që kanë vendosur të marrin pjesë në të.