Shtyhen të gjitha fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

0
260

Është bërë e ditur se nga moti i keq ka shkaktuar jo pak probleme në Shqipëri, ndërsa së fundmi burime bëjnë me dije se janë shtyrë edhe udhëtimet ajrore nga Aeroporti i Rinasit, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se shkak janë bërë mjergullat e dendura ndërsa në Aeroportin “Nënë Tereza” janë ‘paralizuar’ nisjet e avionëve për një afat prej disa orësh.

Po ashtu, nga terreni raportohet se mjergulla ka pushtuar gjithë kryeqytetin ndërsa është vështirësuar edhe qarkullimi I makinave.

Thuhet se Aksi Tiranë-Fushë-Krujë si dhe vijimi deri në Milot ka qenë përgjatë gjithë ditës i mbuluar nga mjergulla ndërsa gjatë natës, situata ka ardhur duke u rënduar, ndërkohë mësohet se një situatë e tillë ka bërë që për shkaqe sigurie të shtyhen pëR disa orë edhe udhëtimet ajrore.

Nga ana tjetë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve po paraqiten edhe në aksin Tiranë-Durrës sidomos në zonën e Kasharit si dhe në akse të tjerë ndërqytetase