Shtyhet për miratim projektligji që mundëson tërheqjen e 10% nga Trusit, kjo është arsyeja

Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, ka shtyrë miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, i cili mundëson edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve nga Trusti i Kosovës.

Komisioni vendosi të shtyjë për mbledhjen e radhës, të mërkurën, më 28 tetor, shqyrtimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19.

Ky vendim u mor nga ana e deputetëve, me arsyetimin se duhet pritur të dorëzohen amendamentet e propozuara për këtë projektligj.

Pas miratimit në Komision për Buxhet dhe Transfere, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, do të procedohet në seancë plenare për miratim në lexim në dytë.

Lini një Përgjigje