Shtyhet për nesër mbledhja e Qeverisë, arsyeja nuk është bërë e ditur

Mbledhja e Qeverisë, e planifikuar që të mbahej sot në orën 17:30, është shtyrë për nesër.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Qeveria.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhje nuk është bërë e ditur zyrtarisht. Por pikërisht në këtë kohë, kryeministri Avdullah Hoti ka një takim me të dërguarin e BE-së për bisedime Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.