Shtyhet votimi i rekomandimeve në rastin Dehari

0
207

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që të shtyhet për një seancë tjetër votimi i rekomandimeve lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër.
Konjufca këtë shtyrje e arsyetoi me mungesën e deputetëve të Vetëvendosjes që gjenden në paraburgim.
“Për shkak të seancës së demarkacionit dhe arrestimit të deputetëve, sot janë pamundësua kushtet për të trajtuar këtë pikë të rendit të ditës se na mungojnë shtatë deputetë. Kjo pikë e rendit të ditës nuk mund të diskutohet pa deputetët e VV-së”, ka thënë Konjufca.
Me propozimin e Konjufcës u pajtuan të gjitha partitë parlamentare në Kuvend.