Shumë e rrallë: Borë a akull në Australi

Ftohtë, reshje dëbore dhe akull, kështu paraqitet moti si rrallëherë në Australi. Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e largët subtropikale të Queensland.

Byroja Australiane e Meteorologjisë e përshkroi atë si një pamje “të rrallë”, duke vënë në dukje se shteti nuk kishte përjetuar rënie të konsiderueshme të borës që nga viti 2015.

Gjithashtu janë lëshuar paralajmërime të rënda të motit për një shtrirje bregdetare prej 1,000 km e cila përfshinë Sydney.

Njerëzit janë nxitur të qëndrojnë në ambiente të mbyllura mes shiut të fortë dhe erërave të forta.

Meteorologët thonë se kjo ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale.

Lini një Përgjigje