Shumë zjarre në veri të Kosovës

0
297

Në veri të Kosovës sot janë shënuar katër zjarre, në të cilat në Zveçan është djegur nënstacioni elektrik, si dhe pylli, kaçubet e deponia.

Njësitë e zjarrfikësve nga Zveçani e Mitrovica e veriut dy zjarre i kanë fikur shpejt, ndërsa ai i pyllit në kokacionin Bresnicë dhe në deponinë në Mitrovicë janë në mbikëqyrje permanente, transmeton “Danas”.

Komandanti i Njësisë së zjarrfikësve në Zveçan Vladan Radomirovic ka thënë për televizionin Most se ky është zjarri i 75-të nga një marsi dhe se në shumicën e rasteve shkaktar është fajtori njeri.

Ai edhe njëherë ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdes të mos e rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të qytetarëve dhe ka shtuar se për çdo moskujdes, përkatësisht shkaktim të zjarrin, do të zbatohen dënime të ashpra sipas Ligjit për mbrojtje nga zjarri.

gazetametro.net