Si e mundi kancerin, kryetari i FFK-së Agim Ademi (video)

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, për herë të parë ka folur për përballjen e tij me sëmundjen e kancerit.

Ai, duke u përgjigjur në “11 Pyetjet e Reporterit”, ka treguar se si vite më parë kishte parë vdekjen e me sy, në përballje me ketë sëmundje të rëndë.

“Kam qenë i sëmurë me kancer, dhe e kam mundur kancerin”, është përgjigjur Agim Ademi në pyetjen e Reporteri.net: “Momenti kur mendoni që keni qenë më afër vdekjes?”.

Tutje, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se nuk i frikësohet vdekjes, pas këtij rasti.

“Nuk kam, sepse e kam pa vdekjen me sy. Kam qenë para vdekjes dhe falë Zotit dhe mjekëve që më kanë shëruar në Francë, unë sot jetoj”, ka thënë Ademi në intervistën për Reporteri.net.

Në “11 Pyetjet e Reporterit”, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka treguar edhe për frikën e tij më të madhe, zhgënjimin, kujtimet që nuk i harron në jetë, momentet e turpshme të tij, dhe shumë përgjigje tjera.

Ndiqeni të plotë intervistën konvencionale të Agim Ademit, në kuadër të formatit të ri me video të Reporteri.net, “11 Pyetjet e Reporterit”.