Si ta përgatitni vetë kremin kundër diellit

Mbrojtja e fytyrës nga rrezet e diellit është mjaft e domosdoshme në çdo periudhë të vitit. Ndërsa me ardhjen e pranverës dhe shtimin e rrezeve të forta të diellit kjo mbrojte duhet të forcohet më shumë. Por përveç produkteve që mund t’i gjeni të gatshëm ka edhe metoda natyrale që mund ta kryejnë mjaft mirë funksionin mbrojtës. Ja një recetë e thjeshtë dhe natyrale për përgatitjen e një kremi kundër diellit:

Përbërësit:

– Dyllë blete 1/8 gotë
– Vaj kokosi 1/3 gotë
– Krem për bebet 1/4 e tubetit.

Përgatitja:

Shtoni vajin e kokosit dhe dyllin e bletës në një tas qelqi dhe shkriheni duke përdorur banjëmari. Lërini në nxehtësi të ulët, derisa të dyja të jenë shkrirë tërësisht. Shtoni kremin e bebeve në enën me vajin dhe dyllin e shkrirë. Duke përdorur një blender, përziejeni për disa minuta derisa përbërësit të jenë bashkuar plotësisht. Hidheni në një enë qelqi dhe ruajeni në vend të freskët që të ngurtësohet./bota.al/