Si të mbrohemi nga Gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe në mënyrë indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.

Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.

Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.

Vaksinimi

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit. • Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor.

• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes

• vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut. Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :

• Fëmijëve mbi 6 muaj

• Personave mbi 50 vjeç

• Personave me rrezik më të lartë

• Personelit shëndetësor

• Grave shtatëzëna

• Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.   Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :

• Personave që kanë alergji në vezë

• Gjendje akute me temperaturë • Fëmijët nën 6 muaj

Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues.

• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

• Ushqehuni shëndetshëm

• Bëni aktivitet fizik

• Bëni gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.  Kujdes, antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut

Nëse jeni të sëmurë me grip:

• Qëndroni në shtëpi.

• Qëndroni veç nga të tjerët

• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

• Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini

• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi

• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

• Evitoni kontaktet me njerëzit

Lini një Përgjigje