Si u nxor nga gërmadhat trupi i pajetë i një prej punëtorëve shqiptar (video)

Dalin pamje nga operacioni i nxjerrjes së trupit të pajetë të njërit prej dy punëtorëve të cilët humbën jetën pasditen e djeshme nga rrëzimi i skelës. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma “Xhimi” me administrator e drejtues teknik punimesh, Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe drejtues teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin Ilir Bendo, (i arrestuar) ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.