Sigurohen vaksinat kundër sëmundjes gungore të lëkurës së kafshëve

0
232

Sot në Kosovë kanë arritur 170.000 doza vaksina kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës – LSD donacion nga Komisioni Evropian.

Bazuar në strategjinë e parandalimit të sëmundjes LSD, në koordinim me shtetet e rajonit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me qellim mbrojtjen e shëndetit te kafshëve dhe shëndetit publik, si autoritet kompetent, edhe në vitin 2018 do të bëjë vaksinimin masiv të kafshëve të llojit të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore e Lëkurës (SGL) – Lumpy Skin Disease (LSD).
“Të gjithë fermerët në tërë territorin e Republikës se Kosovës, të cilët mbajnë kafshë të llojit të gjedhit do të jeni përfitues të vaksinimit falas nga autoriteti shtetëror. AUV ka bërë të gjitha përgatitjet qe me kohe të fillojë aksioni i vaksinimit. Janë të kontraktuara praktikat veterinare për kryerjen e shërbimeve të aplikimit të vaksinave tek kafshët. Sikurse edhe në dy vitet e kaluara fermerët duhet të bashkëpunojnë me veterinerët në kohen kur fillon vaksinimi. Për datën e fillimit të vaksinimit fermerët do të njoftohen me kohë”, është thënë në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.